Komunikatë për media

Komunikatë për media

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur me datë 23 janar 2017, pas vlerësimit të raportit të Komisionit Ad.Hoc dhe rekomandimit për pezullim të gjyqtares Safete Tolaj nga pozita e gjyqtares mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë-dega në Deçan, njëzëri vendosi që gjyqtarja Safete Tolaj pezullohet nga pozita e gjyqtares mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë-dega në Deçan, deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u aprovua edhe kërkesa për dorëheqje nga pozita e gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Kosovës z.Fejzullah Hasani. Hasani filloi punën si gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës nga viti 2003 fillimisht si gjyqtar, pastaj nga viti 2009 si zëvendës kryetar i Gjykatës Supreme, ndërsa nga 16 shkurt 2010 u emërua kryetar i kësaj Gjykate.