U mbajt Konferenca e Gjashtë Gjyqësore e Republikës së Kosovës

U mbajt Konferenca e Gjashtë Gjyqësore e Republikës së Kosovës

Në Prishtinë u mbajt të shtunën Konferenca e Gjashtë Gjyqësor e Republikës se Kosovës, ngjarje kjo e organizuar nga Këshilli Gjyqësor dhe e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE).

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, me rastin e hapjes se kësaj konference, e vlerësoj si të suksesshëm vitin 2016, për gjykatat. Ai tha se përparimet në fushën e drejtësisë janë vlerësuar edhe nga Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën. “Përkundër sfidave që ka sistemi i drejtësisë, ka edhe të arritura të cilat janë vlerësuar dhe pranuar edhe nga Bashkimi Evropian në Raportin për Kosovën të vitit 2016. Dhe se të gjitha vërejtjet si: mungesa e llogaridhënies, mungesa e sistemit elektronik për menaxhimin e lëndëve, numri i madh i lëndëve të pazgjidhura dhe rekomandimet e bëra do t’i trajtojmë me kujdes të shtuar dhe përgjegjësi të plotë”, -tha kryesusei i KGJK-së.
 
Nderkaq, sipas Kryetarit të Gjykatës Supreme  Fejzullah Hasani, për një gjyqësor më te mirë, duhet angazhim i madh dhe serioz, i të gjithë njerëzve brenda sistemit të drejtësisë, por edhe shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Të pranishmeve me nga një fjalë rasti iu adresuan edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës,  Blerim Isufi, kryeprokurori i shtetit  Aleksandër Lumezi dhe ambasadori i OSCE-së në Kosovë,  Jan Braathu.
Gjatë konferencës u promovua edhe Buletini i tretë i Gjykatës Supreme si dhe u bë prezantimi i raportit të OSCE-së, për rishikimin e Kodit të Procedurës penale.
Tema kryesore edhe në këtë vit, ishin të arriturat në Sistemin Gjyqësor të Kosovës, gjendjen aktuale në gjykata, sfidat e riorganizimit nga viti 2013 dhe nevojat për vazhdimin e reformimit të gjyqësorit.

Në fund u rekomandua që të vazhdohet me reformat në drejtësi, të këtë luftë me të ashpër kundër korrupsionit, të punohet më fort në permirësimin e imazhit të gjykatave si dhe të mbrohen të drejtat e qytetarëve.