NJOFTIM

NJOFTIM

Komisioni për Rekrutimin e Gjyqtarëve të Gjykatave Themelore i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në pajtueshmëri me nenin 10. Paragrafi 5, neni 14. të Rregullores për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve lëshon këtë njoftim:

Njoftohen të gjithë kandidatët e paraqitur në këtë listë, të cilët kanë plotësuar kushtet themelore për t’iu nënshtruar testit kualifikues se me datën 15 tetor 2016, në objektin e Akademisë se Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim në Vushtrri do të mbahet Testi Kualifikues.

–          Kandidatët janë të obliguar që të paraqiten për regjistrim jo më vonë se ora 09:00,

–          Kandidatët janë të obliguar që të marrin me vete dokumentin e identifikimit, nuk do të lejohet asnjë dokument tjetër.

–          Kandidatëve nuk u lejohet që të kenë në posedim duke përfshirë, telefona, letër, fletore, lapsa, stilolapsa, asnjë lloji çante dore, kamera, dëgjuese/kufje, aparat MP3 apo ndonjë pajisje tjetër elektronike të çfarë do lloji etj. ashtu siç është e përcaktuar në nenin 21 të kësaj Rregullore.

–          Kandidatët të cilët arrijn pasi që të gjithë kandidatët futen në sallën e mbajtjes së testit kualifikues, nuk do të lejohen të marrin pjesë në test.

Vërejtje: Kandidatët të cilët e kanë përfunduar provimin dhe trajnimin fillestar të organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës i  nënshtrohen vetëm intervistës me gojë dhe procesit të vlerësimit të integritetit personal dhe atësive profesionale të kandidatëve, siç është përcaktuar me nenin 22 dhe 23 të kësaj Rregulloreje. Për të gjithë këta kandidat do të llogaritet se kanë fituar minimumin e pikëve te përcaktuar me këtë rregullore sa i përket provimit më shkrim. Në të kundërtën kandidatët mund t’i nënshtrohet të gjithë procedures sipas kësaj rregulloreje.

Kandidatët të cilët do ti nënshtrohen testit kualifikues janë të listuar si në vijim;

Shkarko listën