Caktohet data e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Caktohet data e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Bazuar në Rregulloren (Nr. 02/2015) mbi përzgjedhjen e anëtareve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga gjyqësori (të ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren Nr. 17/2015 dhe Rregulloren 08/2016) si dhe në Vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 25 maj 2016 me Nr. 58/2016, Komisioni i Këshillit Gjyqësor të Kosovës cakton datën e zgjedhjeve si në vijim:

Data: 1 korrik 2016, e premte

Ora: prej 14:00 deri 18:00

Vendi: Hotel Emerald, Prishtinë

 

Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është si në vijim:

  1. Anita Krasniqi-Prenaj, Gjykata Themelore Prishtinë
  2. Arben Mustafaj, Gjykata Themelore Pejë
  3. Aziz Shaqiri, Gjykata Themelore Gjilan
  4. Besarta Doli , Gjykata Themelore Gjakovë
  5. Besnik Feka, Gjykata Themelore Mitrovicë
  6. Enes Mehmeti, Gjykata Themelore Ferizaj
  7. Nikollë Komani, Gjykata Themelore Gjakovë
  8. Nushe Kukaj-Mekaj, Gjykata Themelore Pejë
  9. Pranvera Ademi, Gjykata Themelore Mitrovicë
  10. Skender Çoçaj, Gjykata Themelore Prizren
  11. Zenel Leku, Gjykata Themelore Prishtinë