Sulmi ndaj Gjykatës Themelore është sulm ndaj drejtësisë

Sulmi ndaj Gjykatës Themelore është sulm ndaj drejtësisë

PRISHTINË, 20 mars 2016 – Këshilli Gjyqësori i Kosovës (KGjK) shpreh indinjatë të thellë për hedhjen me koktej molotovi në zyrat e Gjykatës Themelore – dega në Lipjan.

KGJK dënon ashpër një akt të tillë duke e cilësuar si një veprim të ulët dhe kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë përmes së cilit cenohen vlerat themelore mbi të cilat bazohet shteti i së drejtës.

KGJK fton organet kompetente që të zbardhin akterët e këtij akti vandal, dhe njëherit zotohet në jetësimin e misionit të insitucioneve gjyqësore për të siguruar rend dhe ligj në Republikën e Kosovës.