FTESË PËR MEDIA

FTESË PËR MEDIA

Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e pestë (5) Vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovë për të diskutuar të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor.

KU:                 Hotel ‘’Emerald’’ – Prishtinë

KUR:              5 dhjetor 2015 (e shtunë)

ORA:              09:30 – 11:00

Hapjen e konferencës do ta bëjë z.Enver Peci, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Prezantime të shkurtra do të jenë nga:

 

  • Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës,
  • Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës,
  • Hajredin Kuçi, Ministër në Ministrinë e Drejtësisë,
  • Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Prokurorisë së Shtetit të Kosovës,
  • Greg Delawie,  Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,
  • Samuel Zhbogar, Përfaqësues  Special i Zyrës së BE-së në Kosovë, dhe
  • Jean-Claude Schlumberger, Ambasador i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

 

Ftojmë përfaqësuesin e mediumit tuaj që të marr pjesë në këtë konferencë. Ju lutem të konfirmoni pjesëmarrjen tek personi kontaktues në vijim: Aishe Qorraj – Berisha, Zëdhënëse e KGJK-së,  Tel:  +381 38  200 17 459,  +377 44 206 111  –  Adresa elektronike: aishe.qorraj@rks-gov.net;  kgjk@rks-gov.net

Ju mirëpresim!