KOMUNIKATË PËR MEDIA

KOMUNIKATË PËR MEDIA

PRISHTINË, 27 korrik 2015 – Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit z. Enver Peci.

Komisioni Disiplinor pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës bazuar në rekomandimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor (ZPD), N. ZOD -2015-233, siç parasheh me nenin 34 paragrafi 1, pika 1.1 dhe 1.4 i ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në seancën e mbajtur të datës 27 korrik 2015, mori vendim që Salih Mekaj, gjyqtar – kryetar i Gjykatës së Apelit në Prishtinë të suspendohet përkohësisht nga funksioni i gjyqtarit dhe kryetarit deri në përfundim të procedurës penale ndaj tij.

Gjithashtu, Komisioni Disiplinor për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në seancën disiplinore të mbajtur po të njëjtën ditë ka marrë vendim që Salih Mekaj si anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës të pezullohet nga kjo pozitë deri në përfundim të procedurës penale ndaj tij.

Këshilli, mori vendim që ushtrues detyre e kryetarit të Gjykatës së Apelit të jetë nënkryetarja e kësaj gjykate, gjyqtarja znj. Tonka Berishaj.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës  shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushëkompetenca e vet.